Ndërlidhjet

LONDËR


"Cdo përpjekje për të shtyrë vendimin për statusin e Kosovës rrit paqëndrueshmërinë në Ballkan", tha
i dërguari evropian në treshen ndërmjetësuese, Volfgang Ischinger.
"Sot në fillim të dhjetorit status quo-ja është edhe më e paqëndrueshme se në 1 gusht", tha diplomati gjerman. "Nuk shoh asnjë përfitim nga përfshirja katër mujore në negociata në mënyrë që të vinim sërish në pozicionin që të shtyjmë vendimin", theksoi i dërguari evropian. Sipas tij me kalimin e kohës qëndrimi i palëve vetëm sa do të ashpërsohej.
Më tej ai shprehu shqetësimin për deklaratat që kërcënojnë me luftë nga ana e këshilltarit të kryeministrit serb, Aleksander Simic. "Besoj se kjo është thyerje e qartë e angazhimeve të marra në mënyrë solemne nga presidenti i Serbisë në tryezën e konferencës", tha Ischinger.
Raporti i treshes do t'i dorëzohet kreut të Kombeve të Bashkuara gjatë fundjavës, tha përfaqësuesi evropian në treshe, Volfgang Ischinger.
XS
SM
MD
LG