Ndërlidhjet

BRUKSEL


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, u zotua se aleanca veriatlantike do të reagojë "vendosmërisht" kundër çdo kërcënimi të sigurisë në Kosovë. "Përkushtimi i vazhdueshëm i NATO-s për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit mbetet kyç dhe ne do të veprojmë vendosmërisht kundër cilitdo që do t'i rrekej dhunës", tha Scheffer, në hapje të takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s. "Pavarësisht rezultatit të procesit, Kosova do të mbetet dhe duhet të mbetet një vend, ku shqiptarët, serbët dhe të tjerët duhet të jenë në gjendje të jetojnë së bashku dhe pa frikë", tha ai. "Ne jemi të vendosur ta luajmë pjesën tonë", tha Scheffer. Para takimit, sekretari i jashtëm britanik, David Miliband, tha se te vendet anëtare mbizotëron bindja se NATO-ja vazhdon të mbetet "forca për stabilitetin brenda Kosovës".
XS
SM
MD
LG