Ndërlidhjet

BAGDAD


Policia e Irakut ka njoftuar se një sulmuese vetëvrasëse me bombë ka aktivizuar një sasi të madhe eksplozivi dhe ka vrarë së paku 16 njerëz në qytetin Muqdadiya, në provincën Diyala. Raportohet se 24 vetë janë plagosur. Sipas policisë cak i sulmit kishin qenë anëtarët e një grupi kryengritës sunit, që aktualisht kanë filluar të veprojnë së bashku me forcat e sigurisë kundër al-Kaidës. Në Irak, sulmet vetëvrasëse të kryera nga femrat janë të rralla.
XS
SM
MD
LG