Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Tom Casey tha se politika amerikane lidhur me statusin e Kosovës qëndron në të njejtin pozicion si përpara:
- Sa i përketë politikës së Shteteve të Bashkuara për Kosovën, përsëri, ne jemi aty ku kemi qenë, e kjo është se ne vazhdojmë ta mbështesim pikëpamjen se mënyra më e mirë për të ecur përpara në Kosovë është pavarësia e mbikëqyrur përgjatë linjave të planit të Ahtisaarit, tha mbrëmë në një konferencë për shtyp në Uashington, Tom Casey. Mëtutje ai u shprehë edhe për negociatat shtesë për statusin e Kosovës:
- Nëse negociatat kanë përfunduar pa sukses dhe pa marrëveshje ndërmjet palëve, atëherë ne do të kërkonim dhe do të mbështesnim një periudhë të pavarësisë së mbikëqyrur për Kosovën, tha zoti Casey dhe shtoi se lidhur me detajet specifike se si kjo do të organizohet dhe çfarë forme do të ketë, ai pret që "qartazi nuk është për Shtetet e Bashkuara që të vendosë", por për këtë Uashingtoni do të bisedojë me të gjithë partnerët kryesorë dhe me aleatët, pasi treshja ta paraqesë raportin e vet.
XS
SM
MD
LG