Ndërlidhjet

PRISHTINË


Vendvotimet në 23 komuna të Kosovës ku u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave janë mbyllur në orën 19. Komisioni Qendror Zgjedhor vlerëson se gjatë ditës kanë votuar diku rreth 30 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Në anën tjetër, koalicioni Demokracia në Veprim ka vlerësuar se në përgjithësi procesi i votimit ka qenë i qetë, por pa përjashtuar edhe disa parregullsi. Ilir Dugolli përmend se ka pasur shkelje të rregullave të KQZ-së, që përfshijnë votimin familjar, vëmendjen jo të mjaftueshme të zyrtarëve për të verifikuar të dhënat e votuesve, votim të shumëfishtë, madje edhe përpjekje të një zyrtari për të plotësuar vetë fletëvotimin. Dugolli thotë se nëse vërtetohen këto raste që janë aq të rënda mund të vie edhe në anulimin e vendvotimeve.
XS
SM
MD
LG