Ndërlidhjet

NIKOZI


Afatet kohore të vendosura për përcaktimin e statusit të Kosovës nuk janë të detyrueshme dhe mund të pengojnë përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes. ''Afatet artificiale të imponuara nga faktorë të jashtëm nuk funksionojnë. Ne besojmë se në rastin e Kosovës këto afate nuk janë të detyrueshme'', tha ministri i jashtëm rus Sergej Lavror gjatë vizitës së tij në Qipro. '' Ne jemi të bindur se veprimet e njëanshme të cilat nuk janë në përputhje me ligjin ndërkombëtar, përkundrazi e shkelin atë mbartin shumë rreziqe. Duhet tu ipet me shumë kohë palëve për një marrëveshje të pranuar nga të gjithë'', tha Lavrov. Nderkaq ministri i jashtëm i Qipros Marko Ulis tha se pavarësia e njëanshme ''krijon precedent që shkel sistemin lirgjor ekzistues në Kombet e Bashkuara, OSBE dhe me gjerë''.
XS
SM
MD
LG