Ndërlidhjet

BEOGRAD


Serbia nuk është e përgatitur të japë Kosovën në shkëmbim të ndonjë marrëveshje me Bashkimin Evropian, deklaroi zëvendëskryeministri i Serbisë Bozidar Djelic.
"Bashkimi Evropian nuk është shtet, nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe nuk do jetë pjesë e procesit për Kosovën. Ky proces i takon Këshillit të Sigurimit dhe gjithë vendeve në Kombet e Bashkuara, por në asnjë mënyrë Bashkimit Evropian", tha Djelic.
Ndërkaq Marko Jakshiq, përfaqësues i serbëve të Kosovës në Mitrovicë deklaroi sot se në rast të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga perëndimi Serbia do rishikojë kahjet e politikës.
"Personalisht mendoj se nëse vjen deri tek njohja nga Perëndimi, Serbia do të marrë një tjetër drejtim politik- që nuk do jetë më nga Bashkimi Evropian, por drejt integrimit euroaziatik. Nuk përjashtoj as bashkëpunimin ushtarak me Serbinë", tha Jakshiq.
XS
SM
MD
LG