Ndërlidhjet

ALGJER


Ministra e punëve të brendshme të Algjerisë ka fajësuar degën lokale të Al-Kaidas për dy sulme me bomba vdekjeprurëse në kryeqytetin algjerian. Sulmet kanë ndodhur afër Gjyqit Kushtetues dhe zyrave të agjensisë së Kombeve të Bashkuara.
Ministri Zerhouni tha se sipas të dhënave zyrtare, janë vrarë 22 vetë dhe 170 të tjerë janë plagosur, por zyrtarët mjekësorë kanë njoftuar se së paku 62 persona kanë vdekur nga shpërthimet.
Liderët botëror, përfshirë edhe sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Mun dhe presidentin amerikan Xhorxh Bush kanë dënuar këto shpërthime.
XS
SM
MD
LG