Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin zbatimin e planit të Ahtisaarit, ka deklaruar zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCormack.
"Ne e shohim çështjen e Kosovës si rast sui generis. Sa u përket negociatave, kemi qenë të angazhuar në diplomaci intenzive me rusët dhe evropianët, si dhe me vendet e interesuara në rajon. Por është një pikë ku duhet vepruar. Presidenti Bush e ka nënvizuar pozicionin tonë, dhe mendoj se tash po shkojmë në pikën prej ku, ashtu si të tjerët, shohim si të kalojmë në zbatimin e planit të Ahtisaarit", tha McCormack.
Ne përfundimisht besojmë se në plan afatgjatë, ky propozim do ta rritë e nuk do ta zvoglojë stabilitetin në rajon, tha zëdhënësi i departamentit të Shtetit.
Çështja e Kosovës ka qenë ndër temat e diskutimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara, George Bush dhe presidentit të Italisë, Giorgio Napolitano.
XS
SM
MD
LG