Ndërlidhjet

HAGË


Tribunali i Kombeve të Bashkuara e ka dënuar sot me 33 vjet burgim ish gjeneralin e serbëve të Bosnjes, Dragomir Millosheviq për shkak se kishte urdhëruar bombardimin e Sarajevës dhe terrorizimin e qytetarëve të saj gjatë luftës në Bosnjë në vitet 1992-1995. Gjykata e shpalli fajtor 65 vjeçarin Dragomir Millosheviq, për përgjegjësi për terror, vrasje dhe sulme ndaj civilëve nga trupat e njësitit të tij në forcat paramilitare serbe të Bosnjes. Prokurorët paten kërkuar burgim të përjetshëm.
XS
SM
MD
LG