Ndërlidhjet

NJU JORK


Vendet perëndimore kanë refuzuar propozimin e mbrëmshëm të Rusisë për vazhdimin e mëtejmë të bisedimeve për statusin e Kosovës. Duke reaguar ndaj propozimit rus, ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Zalmay Khalilzad tha:
- Ne dhe evropianët jami të pikëpamjes se procesi i negociatave për çështjen e statusit final ka përfunduar. Tash është koha që Këshilli i Sigurimit të vendosë dhe nëse Këshilli nuk vendosë, atëherë zgjidhja për problemin duhet të gjendet jashtë Këshillit, u tha mbrëmë vonë reporterëve në Kombet e Bashkuara, Zalmay Khalilzad.
Lidhur me këtë çështje foli edhe ambasadori britanik, John Sawers:
- Nuk mendoj se Këshilli i Sigurimit, aq sa mund të vlerësojë, do të jetë i aftë të arrijë marrëveshje për të ecur përpara, prandaj, në këtë rast, organizatat e tjera, do të duhet t'i marrin përgjegjësitë e tyre, tha ambasadori britanik duke precizuar se këto organizata janë "Bashkimi Evropian dhe NATO-ja".
XS
SM
MD
LG