Ndërlidhjet

LONDËR


Sekretari i jashtëm britanik, David Miliband tha mbrëmë se vendimi i Rusisë për suspendimin e të gjitha operacioneve të Këshillit britanik jashtë Moskës është "një masë shumë serioze dhe ilegale". Moska ka thënë se Këshilli, që promovon kulturën britanike në botë, i ka shkelur rregullat ndërkombëtare për aktivitete konsulare. Ky zhvillim u bë në kuadër të tensioneve më të gjëra ndërmjet Rusisë dhe Britanisë pas vdekjes me helmim radioaktiv në Londër të ish agjentit rus, Aleksandar Litvinenko. Më herët këtë vit, Britania ka përzënë katër diplomatë rusë si përgjigjje ndaj refuzimit të Rusisë për ta dorëzuar Andrej Lugovojin, që është i dyshuari kryesor për vrasjen e Litvinenkos.
XS
SM
MD
LG