Ndërlidhjet

TEHERAN


Mediat iraniane njoftuan sot se zyrtaret për çështje bërthamore të Iranit dhe të OKB-së përfunduan edhe një raund të bisedimeve lidhur me programin e energjisë bërthamore të Iranit. Agjensia e lajmeve IRNA theksoi se të dyja palët i përqëndruan bisedimet e tyre në kontaminimin e grimcave të uraniumit të zbuluara nga inspektorët e OKB-së, ne kolegjin teknik të Universitetit të Teheranit. I derguari i Teheranit në Agjensinë ndërkombëtare atomike Ali Asghar Soltanieh theksoi se për të gjitha çëshjet në diskutim është dhënë "shpjegim dhe përgjigje e duhur".
XS
SM
MD
LG