Ndërlidhjet

BRUKSEL


Liderët e Bashkimit Evropian janë dakorduar që të dërgojnë mision policor dhe civil në Kosovë.
"Ne morëm vendim formal që të dërgojmë misionin Evropian të Politikës së Mbrojtjes dhe Sigurisë në Kosovë", tha kryeministri i Portugalisë, Jose Socrates pas samitit të udhëheqësve të BE-së në Bruksel. "Ky është sinjali më i qartë që BE-ja mund ta japë se Evropa synon t'i prijë të ardhmes së Kosovës, statusit të saj dhe rolit të saj në rajon", tha Socrates. Ai tha se Bashkimi Evropian do të bëjë çmos për të garantuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon. I pyetur nëse BE-ja do të njohë pavarësinë e Kosovës, Socrates tha se bisedimet për këtë çështje zhvillohen në Kombet e Bashkuara.
Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn tha se vendosja e misionit të BE-së nuk do të bëhet "para Kërshëndellave, por menjëherë pas tyre".
Lidhur me dërgimin e misionit, kryeministri britanik Gordon Brown tha se nga pala shqiptare dhe serbe do të kërkohet që të përmbahen nga dhuna.
Bashkimi Evropian përgatitet të dërgojë rreth 1.800 veta për misionin civil dhe policor në Kosovë.
XS
SM
MD
LG