Ndërlidhjet

MOORE:"SHBA-të DO TË FLAKIN OBSTRUKSIONIN E RUSISË NDAJ PAVARËSISË SË KOSOVËS"


Patrick MOORE, analist i radios Evropa e Lirë

RADIO EVROPA E LIRË
Sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs këtë javë ka sinjalizuar Rusinë se duhet të pranojë realitetin sipas të cilit "Serbia dhe Kosova kurrë më nuk do të jenë një", nëse nuk dëshiron të rrezikoj destabilitet? Ç'do të thotë kjo për Kosovën, Serbinë dhe Ballkanin?

PATRICK MOORE
Kjo do të thotë se me bekimin e Perendimit Kosova do të bëhet e pavarur. Kjo gjithashtu do të thotë se Shtetet e Bashkuara janë duke vëzhguar me kujdes nëse Rusia do të luaj rol konstruktiv apo nëse do t'u kthehet praktikave të periudhës së Luftës së Ftohtë në bllokimin e çdo gjëje që e mbështet Perendimi. Për kosovarët kjo do të thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të lejojnë që Rusia t'i bëjë obstruksion pavarësisë. Për Beogradin kjo do të thotë se ndihma e Rusisë nuk do të ndryshoj pozicionin e Shteteve të Bashkuara ndaj Serbisë dhe Kosovës, ndërsa për Ballkanin do të thotë se Shtetet e Bashkuara do të dëshmojnë lidership duke mos lejuar që politika e Uashingtonit të përcaktohet nga Moska ose Brukseli.

RADIO EVROPA E LIRË
Sekretarja e shtetit Kondoliza Rajs gjithashtu ka thënë se tash foksusi do të jetë te përmbushja e obligimeve të Kosovës ndaj planit të Ahtisaarit, siç është mbrojtja e të drejtave të pakicave, "sepse më nuk ka hapësirë për negociata të mëtejme". A do të thotë kjo se procesi negociator përfundimisht është mbyllur?

PATRICK MOORE
Po. Gjithsesi. Duke u mbështetur në planin e Ahtisarit, Kosova e di shumë mirë se ku dëshiron të arrijë. Liderët kosovarë e dijnë se çka pret bashkësia ndërkombëtare nga ata dhe çka ata duhet të bëjnë për të siguruar dhe ruajtur mbështetjen e Perendimit. Mendoj se problem real për stabilitetin në Ballkan nuk janë 2 milionë kosovarët, por 8 milionë serbët. Partia më e madhe në Parlament në Beograd është ultaranacionaliste ose fashiste, ndërsa kryeministri në fakt ka gati të njejtat qëndrime. Në shtator ai u kërcnua se do të ndërprente lidhjet me NATO-n, ndërsa tash kërcnon Bashkimin Evropian për rolin e saj në Kosovën e pavarur. Këshilltari i tij publikisht flet për luftën, siç bëjnë edhe disa klerikë ortodoksë serbë. Asnjë nga liderët kosovarë nuk do të fliste në këtë formë. Por, sjelljet e Serbisë janë rezultat i faktit që ajo në vitet e 90-ta i humbi 4 luftra, por që ende nuk ka mësuar leksionet e këtyre disfatave. Nuk ka pasur denacifikim në planin intelektual politikë ose në sistemin shkollor dhe të mediave, siç ka ndodhur në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore. Karaxhiqi dhe Mladiçi ende sillen vërdallë të lirë. Serbia nuk ka mësuar leksionet që është dashur t'i mësoj dhe ky është problem i Ballkanit dhe jo zhvillimet në Kosovë.

RADIO EVROPA E LIRË
Megjithate nga Bashkimi Evropian ende ka zëra që kërkojnë zhagitjen e përcaktimit të statusit. A do të thotë kjo se BE-ja sërish ka probleme me koncenzusin për statusin e Kosovës?

PATRICK MOORE
Është me rëndësi që kosovarët të ruajnë qetësinë në periudhën e zgjedhjeve presidenciale në Serbi që mbahen më 20 janar me ç'rast do të ballafaqohen Tadiq dhe Nikoliq. Sa i përket BE-së ajo ka një prirje për shtyerje. Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe disa zyrtarë të lartë të Gjermanisë e kanë bërë të qartë se koha e bisedimeve ka mbaruar dhe se tash është koha për aksion. Secili e ka të qartë se status – quoja në Kosovë është e papranueshme. Pavarësisht nga kjo, disa javë pritje nga kosovarët nuk do të duhej të bënin ndonjë problem, nëse kjo shtyerje ndihmon Bashkimin Evropian për të dhënë miratimin përfundimtar për pavarësinë e Kosovës. Shpresojmë që kjo të mos shkaktoj shtyerje të mëtejme.

Intervistoi: Melazim KOCI
XS
SM
MD
LG