Ndërlidhjet

ANKARA


Zëvendës kryeministri i Turqisë Xhemil Çiçek sot tha se forcat turke do të vazhdojnë me "përkushtim" sulmet kundër separatistëve kryengritës kurdë afër kufirit me Irakun verior. Ai ka kërkuar që pjestarët e gueriles së Partisë Punëtore të Kurdistanit të dorëzohen. Këto komente u bënë pasi aeroplanët e Turqisë sot bombarduan caqe në veri të Irakut. Irakianet thonë se aeroplanët kishin goditur fshatrat afër maleve Kandil, duke vrarë një grua.
XS
SM
MD
LG