Ndërlidhjet

KABUL


Komandanti i operacioneve të NATO-s bëri thirrje për shtimin e trupave të aleancës në Afganistan për të siguruar nevojat themelore, siç janë rrugët, spitalet dhe shkollat. Gjenerali amerikan John Craddock i tha agjencisë Reuters se ai është optimist i matur rreth misionit të NATO-s në Afganistan, por shprehu bindjen se për një sukses afatgjatë, afganët duhet të besojnë se qeveria e tyre mund t'u ndihmojë në jetën e përditshme.
Ndërkohë, forcat afgane dhe ato të NATO-s raportohet të kenë vrarë 20 luftëtarë talebanë dhe 20 të tjerë kanë plagosur gjatë një operacioni në pjesën perëndimore të Kandaharit.
XS
SM
MD
LG