Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot diskuton për Kosovën. Këshilli do ta diskutojë raportin e Treshes së Grupit të Kontaktit, i cili thotë se katër muajt e bisedimeve dështuan për arritjen e një marrëveshje kompromisi.
Para Këshillit të Sigurimit do të flasin presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica. Në takim, ku do të marrë pjesë sekretari i përgjithshëm i KB, Ban Ki-Moon, do të jetë i pranishëm dhe mandatari për kryeministër i Kosovës, Hashim Thaçi, ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç, dhe ai për Kosovën, Sllobodan Samarxhiq. Mbrëmë Thaçi i tha agjencisë Associated Press se Kosova "është e gatshme për pavarësi". "Nuk kemi kohë për të humbur", tha ai. "Na duhet një vendim për pavarësi dhe njohje kualitative nga bota demokratike. Ne kemi humbur 100 vjet. Ne luftuam për pavarësinë dhe e meritojmë lirinë tonë", ka thënë Thaçi.
XS
SM
MD
LG