Ndërlidhjet

MOSKË


Mbretëria e Bashkuar beson se zbatimi i planit të Ahtisaarit për "pavarësinë e mbikqyrur" është mënyra më e pranueshme për zgjidhjen e statusit të Kosovës, ka thënë ambasadori britanik në Rusi, Tony Brenton.
Në një artikull të botuar në "Nezavisnaya Gazeta", Brenton thotë se plani i Ahtisaarit ofron garanca për pakicat serbe dhe mbrojtjen e trashëgimisë fetare të tyre. Britania mendon se rezoluta 1244 do të jetë bazë solide legale për zbatimin e planit të Ahtisaarit, e transmeton agjencia Interfax ambasadorin britanik.
Brenton ka shfaqur shpresën se Rusia do ta adresojë këtë çështje me përgjegjësi, dhe me konstruktivitet do ta përdorë ndikimin e saj në Ballkan. Zvarritja e gjetjes së zgjidhjes së statusit të Kosovës nuk do ishte e dobishme, ka thënë ambasadori britanik në Moskë.
XS
SM
MD
LG