Ndërlidhjet

PARIS


Anëtari kroat i presidencës së Bosnjë Hercegovinës, Zhelko Komshiq tha sot se ky vend do t'i ndjek veprimet e Bashkimit Evropian dhe të shteteve të NATO-s, nëse Kosova e shpallë pavarësinë. "Në rast të vendimit të njëanshëm në Kosovë, Bosnjë Hercegovina do ta bëjë atë që e bëjnë vendet e BE-së dhe të NATO-s, tha Zhelko Komshiq. Ai mëtutje tha se "ata që mbajnë pozicione në qeverinë e Bosnjë Hercegovinës, duhet të jenë shumë të kujdesshëm për vendimet që do t'i marrin për Kosovën" dhe shtoi se "këto vendime mund ta destabilizojnë Bosnjën dhe rajonin". Këto komente zoti Komshiq i bëri në Paris pas takimit me presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy.
XS
SM
MD
LG