Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia do ta përdorë veton ndaj çfarëdo përpjekjeje nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara për ta mbështetur pavarësinë e Kosovës, tha ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov. "Nëse propozohet rezoluta, që miraton deklaratën e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, atëherë, natyrisht, do të ketë veto", i tha ministri Lavrov së përditshmes moskovite, Vremja Novosti. Kjo nuk është hera e parë që Rusia është kërcënuar me veto nëse Kombet e Bashkuara e përkrahin pavarësinë e Kosovës. Pavarësinë e mbështesin Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Bashkimit Evropian. Sipas zotit Lavrov, nëse Bashkimi Evropian e anashkalon Këshillin e Sigurimit, "atëherë ky bllok do ta vënte veten jashtë së drejtës ndërkombëtare".
XS
SM
MD
LG