Ndërlidhjet

LUBJANË


Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i BE-së, Havier Solana ka deklaruar se dërgimi i misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, edhe pse një mundësi e tillë nuk përmendet në rezoluten 1244, nuk paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
Në një intervistë për të përdishmën sllovene Dnevnik, Solana ka thënë se ai nuk e di se "dikush dëshiron të shkelë të drejtën ndërkombëtare".
Ai ka thënë se dërgimi i misionit është provë për përgjegjësinë e BE-së. Solana gjithashtu ka vleresuar se përcaktimi i statusit përfundimtar të Kosovës gjithësesi do të ishte mirë edhe për Serbinë.
XS
SM
MD
LG