Ndërlidhjet

ATHINË


Ministrat e jashtëm të Greqisë, Bullgarisë dhe Rumunisë kanë bërë thirrje për afrim më të madh të Bashkimit Evropian me Serbinë, por thanë se kjo nuk do të duhej të ishte në këmbim me pavarësinë e Kosovës. Pas takimit në Athinë ministrat në një deklaratë kanë theksuar "nevojën e afrimit të Serbisë me Bashkimin Evropian", dhe si hap të parë, ata konsiderojnë nënshkrimin e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.
"Askush nga ne nuk përpiqet t'i thotë Serbisë se perspektiva evropiane është tregëtim për Kosovën, ne nuk dëshirojmë ta vëmë Serbinë pranë një dileme të tillë", tha ministrja e jashtme greke Dora Bakojanis.
XS
SM
MD
LG