Presidenti francez Nicolas Sarkozy tha se Franca do ta rritë praninë e saj në Afganistan për të ndihmuar trainimin e ushtrisë dhe policisë afgane.
Sarkozy i bëri këto komente gjatë një vizite të paparalajmëruar në Afganistan, ku është takuar me homologun afgan Hamid Karzai.
"Këtu po luftohet, një luftë kundër terrorizmit, fanatizmit, të cilën nuk duhet dhe nuk guxojmë ta humbim. Ajo që është e rëndësishme për ne është që të ndihmojmë për një shtet afgan legjitim, demokratik dhe modern", tha Sarkozy.
Presidenti francez gjithashtu tha se është zotuar për mbështetjen afatgjate politike dhe ushtarake të Francës për Afganistanin. Franca ka rreth 1300 ushtarë në kuadër të koalicionit të udhëhequr nga NATO në Afganistan.