Ndërlidhjet

TASHKENT


Në Uzbekistan sot po mbahen zgjedhjet presidenciale, në të cilat pritet që të zgjerohet pushteti i presidentit aktual, Islam Karimov. Këto zgjedhje, nga opozita në Uzbekistan, janë vlerësuar si votime të stilit ish sovjetik me një kandidat. Zoti Karimov, që është në pushtet prej vitit 1989, toleron shumë pak kundërshtime dhe shumë politikanë opozitarë janë larguar jashtë këtij vendi. Në zgjedhjet e sotme, presidenti aktual ballafaqohet me tre kandidatë të tjerë. Por analistët thonë se synohet që votimit t'i jepet karakteri demokratik. Në Uzbekistan nuk ka parti të regjistruara opozitare. Organizata Human Rights Watch tha se në këtë vend nuk ka kushte për zgjedhje të lira dhe korrekte.
XS
SM
MD
LG