Ndërlidhjet

JERUSALEM


Të paktën dy militantë të Hamasit janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në një sulm ajror të Izraelit në Rripin e Gazës. Hamasi, i cili e kontrollon Rripin e Gazës, tha se në kohën e sulmit, personat ishin duke udhëtuar me makinë afër murit kufitar me Izraelin.
Sulmi ndodhi në ditën kur negociatorët izraelitë dhe palestinezë planifikojnë të takohen në Jerusalem për të vazhduar raundin e dytë të bisedimeve paqësore, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një ditë para takimit, ministria izraelite e Ndërtimit tha se vitin e ardhshëm do të ndërtohen 740 shtëpi në territorin e pushtuar afër Jerusalemit. Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas tha se nuk mund të kuptojë përse Izraeli zhvillon aktivitetete të ndërtimit të vendbanimeve gjatë fazës finale të negociatave.
XS
SM
MD
LG