Ndërlidhjet

VATIKAN


Papa Benedikti i XVI-të ka inkurajuar liderët politik që me "mençuri dhe kurajo" të përfundojnë kofliktet në botë, përfshirë Afganistanin dhe Irakun.
Në fjalimin e tij tradicional Urbi et Orbi "apo qytetit dhe botës", ai paralajmëroi se tensionet etnike, religjioze e politike "të gjitha format e padrejtësisë dhe diskriminimit po shkatërrojnë brendësinë e shumë shteteve dhe po i dëmtojnë marrëdhëniet ndërkombëtare".
Krishtlindjet u kremtuan edhe në Kosovë. "Falenderojmë Zotin që në këto festa të fundvitit dhe në këto Krishtlindje, e gjithë bota demokratike po shqyrton mundësitë për t’ju njohur shqiptarëve të Kosovës pavarësinë", tha Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dod Gjergji, në meshën e mbrëmshme në kishën “Shën Ndou” në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG