Ndërlidhjet

TEL AVIV


Dyzet hebrenjë kanë arritur nga Irani në Izrael. Është thënë se ky ishte numri më i madh i personave që arritën në Izrael nga Irani gjatë disa viteve të fundit. Detaje të tjera konkrete lidhur me këtë zhvillim nuk janë dhënë, për shkaqe të sigurisë. Në Izrael jetojnë dhjetëra mijëra imigrantë iranianë, përkundër pothuajse armiqësive të stilit të Luftës së Ftohtë tridhjetëvjeçare ndërmjet Izraelit dhe Iranit.
XS
SM
MD
LG