Ndërlidhjet

RAWALPINDI, PAKISTAN


Ish kryeministrja e Pakistanit, Benazir Bhutto u vra sot gjatë sulmit në një fushatë zgjedhore. Zëdhënësi i ministrisë së brendshme të Pakistanit, Xhavid Xhema e konfirmoi vdekjen e zonjës Bhutto dhe tha se një sulmues vetvrasës me bombë e ka aktivizuar materialin eksplodues një një tubim në qytetin Rawalpindi. Raporte të tjera thonë se ka pasur të shtëna dhe eksplodime. Sipas tyre, së paku 20 vetë të tjerë janë vrarë në këtë sulm.
XS
SM
MD
LG