Ndërlidhjet

BEOGRAD


Parlamenti i Serbisë e miratoi mbrëmë rezolutën, me të cilën kërcënohet t'i ndërpresë lidhjet diplomatike me vendet e Perëndimit nëse ato e njohin pavarësinë e Kosovës. Masat gjithashtu kërcënojnë të ndërpresin integrimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe e hedhin poshtë idenë e vendosjes së misionit të BE-së në Kosovë para zgjidhjes së statusit të saj. Gjatë debatit të ashpër, kryeministri Vojisllav Koshtunica i akuzoi SHBA-të se i kanë bllokuar përpjekjet për gjetjen e kompromisit me shqiptarët, duke mbështetur haptas pavarësinë e Kosovës. Presidenti Boris Tadiç tha se Serbia duhet të përpiqet ta mbajë Kosovën, por shtoi se vendi nuk duhet të heqë dorë nga ardhmëria e vet evropiane. Pas mbledhjes, ministri i Jashtëm Vuk Jeremiç deklaroi: "Serbia do të mbetet në rrugën e saj drejt Evropës, dhe do të bëjë gjithçka, përveç përdorimit të forcës ushtarake, që të sigurojë sovranitetin dhe integritetin tonë territorial". Rezoluta u miratua me 220 vota pro, 14 kundër dhe 3 abstenime.
XS
SM
MD
LG