Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Udhëheqësja e opozitës pakistaneze Benazir Bhutto, e vrarë dje nga një sulm vetvrasës, sot varroset në vendlindjen e saj në provincën e Sindit. Në protestat që shpërthyen pas atentatit kanë humbur jetën të paktën 23 veta.
Presidenti Pervez Musharaf ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm dhe i ka kërkuar qytetarëve të ruajnë qetësinë. Musharaf shpalli tre ditë zie kombëtare.
"Ishte një akt barbar nga terroristët të cilët po i luftojmë. Siç e kam thënë gjithmonë, këta terroristë paraqesin kërcënimin më të madh për Paskistanin. Sot dëshiroj të marrë një vendim dhe kërkoj mbështetjen tuaj. Ne nuk duhet të dorëzohemi, derisa t'i eleminojmë gjithë terroristët", tha Musharaf.
Sipas mediave Al Kaida ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin ndaj Bhuttos.
Udhëheqësi tjetër i opozitëz pakistaneze, Nawaz Sharif dënoi sulmin ku humbi jetën Bhutto dhe kërkoi nga presidenti të japë dorëheqjen. Sharif njoftoi dhe tërheqjen e partisë së tij nga zgjedhjet parlamentare të 8 janarit.
Liderë të shumtë botërorë kanë dënuar vrasjen e lideres opozitare pakistaneze, Benazir Bhutto. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon e përshkroi vrasjes si "krim shumë të keq", ndërsa presidenti amerikan George Bush i ka telefonuar presidentit pakistanez Pervez Musharaf për ti ofruar ndihmën amerikane për gjetjen e vrasësve. Bush tha se Shtetet e Bashkuara fuqishëm denojnë siç e quajti ai "akt mizor", që kishte synon dobësimin e demokracisë në Pakistan.
XS
SM
MD
LG