Ndërlidhjet

LUBJANË


Miratimi i rezolutës për Kosovën në Parlamentin e Serbisë duhet parë si "pjesë e atmosferës parazgjedhore në Serbi" tha ministri i jashtëm slloven Dimitrji Rupel.
"Shumica e veprimeve politike në Beograd janë për përdorim të brendshëm parazgjedhor" tha Rupel.
Ai shtoi se Beogradi duhet të pyesë veten se si mund të "mbijetojë një shtet në afat të gjatë duke qenë i rrethuar nga vende anëtare të Bashkimit Evropian, dhe vetë të mos jetë pjesë e këtij Unioni".
Sllovenia merr nga 1 janari kryesinë 6 mujore të Bashkimit Evropian.
Ministri i financave të Sllovenisë, Andrej Bajuk duke komentuar presidencën sllovene tha se "vendet e vogla nuk kanë fuqinë të imponojnë qëndrimet e tyre mbi të tjerët, por mund të jenë më efikase në kërkimin dhe gjetjen e konsensusit".
XS
SM
MD
LG