Ndërlidhjet

MOSKË


Vendimi për statusin e Kosovës duhet të merret në fillim të vitit të ardhshëm, ka deklaruar ambasadori britanik në Moskë, Tony Brenton. Londra beson se "është urgjente, që edhe në mungesë të arritjes së një marrëveshjeje në Këshillin e Sigurimit, plani i Ahtisaarit duhet të zbatohet vitin e ardhshëm", e transmeton agjencia Interfax ambasadorin britanik.
"Ne shumë do të parapëlqenim që kjo të zgjidhet përmes Këshillit të Sigurimit", por "mendojmë se është për të ardhur keq që tash ka pak gjasa që Këshilli i Sigurimit të dakordohet për të zbatuar planin e Ahtisaarit", ka thënë ambasadori Tony Brenton.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG