Edhe sot mandatari për krijimin e qeverisë së re Hashim Thaci po vazhdon diskutimet mbi koalicionin qeverisës me kryetarin e LDK-se Fatmir Sejdiu. Nënkryetari i PDK-së Fatmir Limaj ka deklaruar në një takim të fundvitit me gazetarë se Thaci po vazhdon edhe më tej bisedimet që pritet të finalizohen me marrëveshjen për koalicionin qeverisës. Ndryshe, Limaj në këtë takim e ka karakterizuar vitin 2007 si një vit të fitoreve edhe për Kosovën edhe për PDK-në. Ai pret që 2008-ta të sjell edhe ndërtimin e shtetit të ri.
“Po futemi në një vit tepër të rëndësishëm, që përfundimisht do të jetë në historinë e vendit tonë, vit i cili do të karakterizohet me shpalljen e shtetit të Kosovës, dhe vit i cili do të karakterizohej fillimin e ndërtimit të këtij shteti të ri të shumëpritur të cilin qytetarët e Kosovës në pafundshmëri e kanë pritur”, tha Limaj