Ndërlidhjet

CRAWFORD/TEXAS


Presidenti amerikan George Bush dhe këshilltarët e tij për siguri kombëtare e kanë diskutuar gjendjen në Pakistan pas vrasjes së Benazir Bhuttos. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scott Stanzel, tha se Bush u ka thënë këshilltarëve se Shtetet e Bashkuara "duhet ta mbështesin demokracinë në Pakistan dhe të ndihmojnë vendin në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit". Stanzel tha se Shtetet e Bashkuara konsiderojnë se arsenali bërthamor i Pakistanit është "i sigurtë".
XS
SM
MD
LG