Ndërlidhjet

UASHINGTON


Kryekomandanti amerikan në Irak tha se gjendja e sigurisë është përmirësuar "dukshëm", dhe se trupat amerikane duhet të fokusohen të ndihmojnë qeverinë irakiane që të rivendosë shërbimet bazë dhe t'i japë shtysë ekonomisë. Në një letër drejtuar forcave amerikane, gjenerali David Petraeus thotë se megjithëse progresi në disa zona në Irak është "i brishtë", trupat amerikane duhet ta shfrytëzojnë përmirësimin e sigurisë për t'i ndihmuar udhëheqësit ushtarakë dhe politikë irakianë që të krijojnë vende pune, të ringjallin tregjet dhe t'i ofrojnë shërbimet bazë si energjia dhe uji.
XS
SM
MD
LG