Ndërlidhjet

NAUDERO, PAKISTAN


Partia e lideres së vrarë, Benazir Bhutto, Partia e Popullit të Pakistanit (PPP), ka filluar sot të diskutojë për pasardhësin e zonjës Bhutto në krye të Partisë dhe lidhur me pjesëmarrjen apo jo në zgjedhjet parlamentare të parapara për 8 janar. Mbledhja mbahet në Nudero, që është qyteti i lindjes së zonjës Bhutto. Para takimit, mijëra përkrahës së lideres së vrarë, protestuan kundër qeverisë së Pakistanit.
XS
SM
MD
LG