Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Komisioni Zgjedhor i Pakistanit do vendosë nesër lidhur me mundësinë e shtyrjes së zgjehdjeve të përgjithshme të paraparë për në 8 Janar.
Burimet e Komisionit thanë se gjatë ditës presin raportet mbi gjendjen e sigurisë në të gjithë vendin dhe në bazë të këtyre informacioneve do marrin vendimin për zgjedhjet.
Pas vrasjes së drejtueses së opozitës Benazir Bhutto dhe dhunës që përfshiu vendin partia mbështetëse e presidentit Musharaf e cilësoi si realiste mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve.
Partia e Bhuttos bëri të ditur se do marrë pjesë në zgjedhje, qëndrim të cilit i është bashkuar dhe udhëheqësi tjetër i opozitës Nauaz Sharif.
XS
SM
MD
LG