Ndërlidhjet

AJOVA, SHBA


Nesër në shtetin amerikan të Ajovës fillon procesi i përcaktimit të kandidatëve presidencial për zgjedhjet e nëntorit. Votuesit do të mblidhen në takimet e partive dhe do të japin mbështetjen e tyre për një nga kandidatët. Në të dyja kampet si te republikanët ashtu edhe te demokratët gara është shumë e ngushtë. Senatorët Hilari Klinton, Barak O Bama dhe Xhon Eduards kryesojnë në mesin e kandidatëve demokrat. Në kampin republikan ish guvernatori i Arkansasit Majk Hakbi ka një kryesim të lehtë ndaj ish guvernatorit të Masaquestit Mitt Romney. Kandidatët që do të fitojnë në Ajova dhe 5 ditë më vonë në New Hampshire do të kenë epërsi në përzgjedhjen si kandidat presidenciale në partitë përkatëse.
XS
SM
MD
LG