Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Presidenti Pervez Musharaf tha se policia britanike do të ndihmojë në hetimin e vrasjes së liderës opozitare Benazir Bhutto. "I jam mirënjohës kryeministrit britanik Gordon Brown që pranoi kërkesën time dhe shpejt një ekip i policisë britanike do të vijë ne Pakistan. Ekipi do të ndihmojë agjensitë vendore që po merren me hetimin e vrasjes së Bhuttos", tha Musharaf.
Në të tjera zhvillime komisioni qëndror i zgjedhjeve në Pakistan njoftoi sot se zgjedhjet parlamentare në vend do të mbahen me 18 shkurt. Lideri i partisë opozitare Nawaz Sharif tha se do të marrë pjesë në zgjedhje, pavarësisht vendimit të autoriteteve zgjedhore për shtyrjen e tyre.
XS
SM
MD
LG