Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka përgëzuar shefin e diplomacisë sllovene, Dimitrije Rupel, për kryesimin e Sllovenisë me Bashkimit Evropian.
“Përfundimi i procesit të gjatë të pavarësimit të Kosovës, është sfida kryesore që do ta kërkojë vëmendjen tuaj dhe tranzicioni i Kosovës në shtetësi të njohur ndërkombëtarisht, pasi ta kemi ri-shpallur në bashkërendim me BE-në dhe SHBA-të është me rëndësi jetike", thuhet në letrën e presidentit të Kosovës.
Sejdiu shpreh besimin se “do të jetë në nderin e Sllovenisë që Kosova, si vend i pavarur edhe de jure, të nisë procesin e gjatë të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian gjatë kryesimit të Sllovenisë”.
XS
SM
MD
LG