Ndërlidhjet

AJOVA, SHTETET E BASHKUARA


Mike Huckabee dhe Barack Obama dolën fitues në zgjedhjet e para për procesin nominues për president të Shteteve të Bashkuara, në Ajova.
Në zgjedhjet e republikanëve, zoti Huckabee doli para rivalit të tij, Mitt Romney. Ish guvernatori i Arkanzasit dhe prift baptist, Mike Huckabee, që fitoi 38% të votave, tha se fitorja e tij paraqet fillimin e një dite të re për politikën amerikane:
- Unë ia fillova këtu në Ajova. Ju falënderohem dhe zoti ju bekoftë të gjithëve, tha zoti Huckabee pas fitores. Mitt Romney mori 25% të votave.
Në zgjedhjet e demokratëve, Barack Obama, me 38% të votave, doli para rivalëve John Edvards (30%) dhe Hillary Clinton (29%).
Senatori Obama premtoi se do të sjellë ndryshme. Nëse fiton në këtë garë historike, ai do të ishte presidenti i parë zezak i Shteteve të Bashkuara:
- Ne po zgjedhim shpresën ndaj frikës. Ne po zgjedhim unitetin ndaj ndarjeve dhe po dërgojmë mesazh të fuqishëm se ndryshimi po vie në Amerikë, tha zoti Obama.
Votime të këtilla do të mbahen në të gjitha shtetet e SHBA-ve. Pas votinmeve të këtilla, dy partitë më të mëdha i përcaktojnë kandidatët e tyre, që do të garojnë për president të Shteteve të Bashkuara, në nëntor të këtij viti.
XS
SM
MD
LG