Ndërlidhjet

NJU JORK


Serketari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, "edhe mëtutje konsideron se zgjidhja me kompromis nëpërmjet të negociatave, e mbështetur nga Këshilli i Sigurimit, paraqet rrugën më të mirë për të lëvizur përpara" në procesin e statusit të Kosovës, tha mbrëmë zëdhënësi i OKB-së, Brendon Varma. Sipas tij, zoti Ban mendon se "çfarëdo mos suksesi i zgjidhjes së statusit të ardhshëm të Kosovës në kuadër të kornizës së Kombeve të Bashkuara, do të kishte pasoja serioze për sistemin ndërkombëtar". Mbledhja e ardhshme e Këshillit të Sigurimit, ku do të diskutohet për Kosovën, do të jetë më 16 të këtij muaji.
XS
SM
MD
LG