Ndërlidhjet

TBILISI


Kanë përfunuduar votimet për zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Gjeorgji.
Presidenti aktual Mikhail Saakashvili, i cili garon për një mandat të ri, sfidohet nga 6 kandidatë tjerë, përfshirë Levan Gachehiladze, i cili e përfaqëson koalicionin e grupeve opozitare. Zëdhënësi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve tha se në votime kanë dalur 46% e votuesve në gjithë vendin tre orë para mbylljes së vendvotimeve.
Fituesi duhet të sigurojë më shumë se 50% të votave për të shmangur rrethin e dytë. Rezultatet e para preliminare pritet të shpallen sonte.
XS
SM
MD
LG