Ndërlidhjet

UASHINGTON


Në fjalimin javor përmes radios presidenti amerikan George Bush tha se vizita e tij në Lindjen e Mesme javën e ardhshme ka për qëllim nxitjen e paqes midis izraelitëve dhe palestinezëve. Ai theksoi se është e rëndësishme që bashkësia ndërkombëtare të përballet me ato që presidenti Bush i cilësoi ambicie agresive të Iranit.
Gjatë vizitës 8 ditore, e cila fillon me 8 janar, Bush do të vizitoj Izraelin, Bregun Perendimor, Kuvajtin, Bahreinin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe Egjiptin.
XS
SM
MD
LG