Ndërlidhjet

PRISHTINË


Mandatari për formimin e qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi ka kumtuar listën e emrave të ministrave, zëvendësministrave dhe dy zëvendëskryeministrave të kabinetit të tij qeveritar. Kryeministri i ardhshëm Thaçi tha se është i kënaqur me përbërjen e qeverisë së tij, përbërje kjo që sipas Thaçit garanton sukses të kësaj qeverie në mandatin e ardhshëm katër vjeçar. Qeveria Thaçi pritet t’i nënshtrohet zgjedhjes në Kuvend në seancën e të mërkurës. Bazuar në marrëveshjen ndërmjet PDK-së dhe LDK-së, procedurës së zgjedhjes i nënshtrohet edhe presidenti i Kosovës, për mandatin e ardhshëm pesë vjeçar. Marrëveshja PDK-LDK përcakton postin e kryeministrit, zëvendëskryeministrit si dhe drejtimin e shtatë ministrive për PDK-në, ndërkaq LDK-ja ruan postin e presidentit, merr një post zëvendëskryeministri si dhe merr nën drejtimin e saj pesë ministri.
XS
SM
MD
LG