Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush është takuar sot me presidentin e Turqisë Abdullah Gyl në Uashington. Dy presidentët janë zotuar që të punojnë së bashku në përballjen me kryengritësit kurdë në Irak, të cilët i cilësuan si "armik i përbashkët".
"Marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë janë të rëndësishme për vendet tona. Ne përballemi me probleme të përbashkëta dhe një prej tyre është vazhdimësia e luftës kundër armikut të përbashkët, dhe ky është terrorizmi ose armiku tjetër i përbashkët që janë kryengritësit kurdë", ka thënë presidenti Bush pas takimit me presidentin turk Abdullah Gyl.
Në anën tjetër Bush tha se ai përkrah synimin e Turqisë për t'iu bashkuar Bashkimit Evropian, dhe shtoi se e sheh Turqinë si urë midis Evropës dhe botës islame.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG