Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gates tha se incidenti ndërmjet anijeve iraniane dhe anijeve luftarake të Shteteve të Bashkuara në Hormuz është "çështje për shqetësim real". Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara thanë se tri anijeve luftarake amerikane, që ishin nisur për Gjirin Persik, në ujërat ndërkombëtare u ishin afruar 5 anije të vogla, që besohet se i takonin marinës së Gardës revolucionare iraniane.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.