Ndërlidhjet

TEL AVIV


Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit të Shteteve të Bashkuara George Bush, tha se Irani duhet "t'i mbartë pasojat" nëse do të ketë ndonjë konfrontim të ri ndërmjet anijeve amerikane dhe iraniane. Komentet e Stephen Hadley-it u bënë pasi
Pentagoni bëri publike një video, e cila i konfirmonte akuzat se anijet iraniane në ngushticën e Hormuzit i kishin kërcënuar luftanijet amerikane se do t'i hidhnin në erë.
Videoja tregon anijet iraniane që rrethojnë luftanijen amerikane Hopper dhe kërcënimet e tyre në anglisht.
Mediat shtetërore iraniane sot cituan një burim të paemëruar në Gardën Revolucionare të Iranit të ketë thënë se Shtetet e Bashkuara e kanë fabrikuar videon.
XS
SM
MD
LG