Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia nuk do të pajtohet me vendimin e Këshillit të Sigurimit për statusin e Kosovës, nëse ajo nuk do të jetë e bazuar në kompromisin ndërmjet Beogradit e Prishtinës, deklaroi sot ish përfaqësuesi i Rusisë në Treshen ndërkombëtare, Aleksandar Bocan Harçenko. Zoti Harçenko e ka vlerësuar si të "çuditshme" deklaratën e ministrit britanik për çështje evropiane, Xhim Marfi, me të cilën është kërkuar që Moskës t'i pamundësohet përdorimi i vetos në shpalljen e pavarësisë së Kosovës. "Si mund të pengoghet Rusia, e cila është anëtare e përhershme e përhershme e Këshillit të Sigurimit dhe për këtë ka të drejtë", tha zoti Harçenko, për të cilin thuhet se aktualisht është përfaqësues i ministrisë ruse të punëve të jashtme për Ballkanin.
Sipas tij, në seancën e ardhshme të Këshillit të Sigurimit do të shqyrtohet raporti i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë ndërsa "projekti i rezolutës nuk do të shqyrtohet".
XS
SM
MD
LG